Seancën e dytë stërvitore të Kosovës në prag të ndeshjes kundër Islandës nuk e ka mbyllur bashkë me grupin edhe mesfushori Valon Berisha. Mesfushori i LASK-ut të Austrisë, Berisha, ka vazhduar individualisht stërvitjen, mëson KOHA.
Edhe Berisha, ashtu si edhe kapiteni Amir Rrahmani janë në dyshim për ndeshjen e parë kundër Islandës.
Kosova të mërkurën pasdite do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Islandës të enjten.
Ndeshja Kosovë – Islandë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 20:45. Është ndeshja e parë e plejfoit për Ligën B të Ligës së Kombeve. Ndeshja kthyese luhet në Murcia të Spanjës më 23 mars.