Futboll

Edhe Salah thyen rekord në nisje të Premier Leagues

Mohamed Salah

Mohamed Salah e ka thyer një rekord tjetër të shtunën në Premier League, në ndeshjen hapëse të Liverpoolit. 

Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Ipswichit të shtunën, ndërsa ylli i Egjiptit e shënoi golin e dytë. 

Ai ka shënuar në nëntë sezone rresht, në ndeshjet e para të Premier Leagues. 

Ka nëntë gola gjithsej. 

Salah më herët e ndante rekordin e njëjtë të cilin e kishin vendosur edhe Frank Lampard, Wayne Rooney dhe Alan Shearer. 

32-vjeçari Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017.