Futboll

Edhe Roshi pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Odise Roshi

Pas 71 ndeshjeve të luajtura, nga Kombëtarja e Shqipërisë është përshëndetur edhe Odise Roshi, futbollisti i krahut.

Lajmin për pensionimin e tij nga “kuqezinjtë” e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të enjten gjatë ditës.

“71 ndeshje të luajtura, e para ndaj Francës dhe e fundit ndaj Italisë. ‘Raketa’ Odise Roshi, autor i shumë asistimeve dhe pesë golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro 2016! Faleminderit Odise!”, ka shkruar FSHF-ja të enjten.

33-vjeçari aktualisht është pjesë e Erzurumsporit në kategorinë e dytë të futbollit të Turqisë.

Ka dy gola e dy asistime të realizuara në 11 paraqitje.