Futboll

Edhe një dështim i Cityt në Premier League

City

Foto: Associated Press

Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Nottingham Foresti, Manchester City përsëri nuk ka shënuar fitore në elitën e futbollit anglez. 

City të shtunën pasdite në shtëpi barazoi 2:2 me Brightonin. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Premier Leagues. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Erling Haaland në minutën e 11-të. 

Dhjetë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat. 

Pervis Estupinan realizoi për 1:1. 

City në minutën e 39-të kaloi sërish në epërsi. Omar Marmoush shënoi për 2:1. 

Abdukodir Khusanov në minutën e 48-të realizoi autogol për rezultatin përfundimtar 2:2. 

Te mysafirët nga minuta e 83-të në lojë u inkuadrua Brajan Gruda. 

City ka 48 pikë kurse Brightoni ka një pikë më pak.