Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, pritet të paraqitet edhe edicionin e ardhshëm në Premier League të Anglisë. Broja nuk bën pjesë në planet e Chelseat për edicionin e ardhshëm.
Por Ipswichi, i cili është kthyer pas 22 vjetësh në elitë, është i gatshëm që për kartonin e Brojës të ofrojë 20 milionë euro.
Broja në janar të këtij viti u huazua te Fulhami, por me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 1 gol në 20 ndeshje në Premier League, ndërsa po monitorohet edhe nga skuadra e Brentfordit.