Skuadra franceze, Lille, mori rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në Gjermani, Lille luajti 1:1 me Borussia Dortmundin. Skuadra gjermane kishte përkrahje të madhe nga tribunat, por megjithatë u ndal në barazim. Skuadra çerekfinaliste caktohet të mërkurën e ardhshme në Francë.
Karim Adeyem shënoi për epërsinë 1:0 të Dortmundit, finalistit të edicionit të kaluar. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të.
Edon Zhegrova i mungon ende Lillet për shkak të lëndimit.
Lille ka befasuar me rezultate të mira këtë edicion në Champions, dhe të martën vazhdoi me këtë.
Lille e barazon rezultatin
Lille ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Dortmundit.
Realizator ishte Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të. Skuadra gjermane ishte në epërsi prej minutës së 22-të.
VIDEO:
⚽️ GOAL: Haraldsson
🇪🇺 Borussia Dortmund 1-1 Lillepic.twitter.com/XZZeQ1AC1Q— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 4, 2025
Dortmundi me epërsi minimale ndaj Lillet
Borussia Dortmundi e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes së parë kundër Lillet në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm e shënoi Karim Adeyemi në minutën e 22-të.
Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Edhe Dortmundi kalon në epërsi
Karim Adeyemi ka shënuar golin e epërsisë 1:0 për Borussia Dortmundin në ndeshjen kundër Lillet.
Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Adeyemi shënoi në minutën e 22-të.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Dortmund 1-0 Lille | Karim Adeyemi
KARIM ADEYEMI OPENS THE SCORING FOR DORTMUND !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/v3vJWnLMHo— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 4, 2025