Futboll

Edersoni u bind nga Guardiola për të qëndruar te City

Ederson dhe Guardiola

Portieri i Manchester Cityt, Ederson, ka bërë të ditur të mërkurën se ka qenë shumë afër që në verë të kalojë në futbollin e Arabisë Saudite. 

Por ka qenë Pep Guardiola ai i cili e ka bindur brazilianin të qëndrojë në “Etihad Stadium”. 

Al-Ittihad dhe Al Nassr ishin klubet arabe që ishin të interesuara për shërbimet e tij, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën. 

“Ka pasur oferta në tavolinë dhe ato ishin të jashtëzakonshme. Por kam pasur bisedime me Guardiolan, dhe ato kanë qenë vendimtare”, ka deklaruar Ederson.