Futboll

Edersoni pritet t’i bashkohet Al-Ittihadit

Ederson

Pas dështimit të transferimit te skuadra arabe Al-Nassr, portieri brazilian Ederson është afër transferimit te Al-Ittihadi.

Ditë më parë, skuadra e Cristiano Ronaldos, Al-Nassr, bëri ofertë prej 30 milionë eurove për Edersonin, por Manchester City e refuzoi atë. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar të dielën se bisedimet ndërmjet Cityt dhe Al-Ittihadit janë duke u zhvilluar, ndërsa Edersoni është pajtuar me kushtet e kontratës.

City është duke kërkuar 60 milionë euro për ta liruar 30-vjeçarin.

Në rast të transferimit të Edersonit në Arabinë Saudite, portieri Stefan Ortega do të jetë portieri i parë i Manchester Cityt në sezonin e ardhshëm.

30-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në vitin 2026. Pjesë e skuadrës angleze është prej vitit 2017. Ai u transferua nga Benfica për 40 milionë euro.