Futboll

E rrallë, katër asistime nga Leart Paqarada

Leart Paqarada

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paqarada, e ka luajtur të dielën njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierë.

Lojtari i krahut të majtë i bëri plot katër asistime për Koelnin, që në fund barazoi 4:4 me Karlsruhen, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Koelni krijoi epërsi 3:0, ndërsa pjesa e parë përfundoi 4:2. Por deri në minutën e 55-të rezultati u barazua në 4:4 dhe shifrat më nuk ndryshuan. Koelni është i teti me nëntë pikë.

Paqarada i kishte dy asistime para kësaj ndeshjeje.