Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, mbeti në tribunë për ndeshjen e së dielës që Hajduku i Splitit e humbi në “Polud” nga Varazhdini. Sahiti nuk nuk kishte ndonjë lëndim e po ashtu nuk ishte i suspenduar. Por trajneri i Hajdukut nuk e përfshiu fare në ekip për çështje disiplinore. Këtë edicion Sahiti ka luajtur rregullisht në përbërjen bazë të Hajdukut.
Pos Sahiti në tribunë mbeti edhe Ismael Diallo.
“Sportske Novosti” shkruan të hënën se Sahiti doli nga stërvitja pasi pësoi një goditje nga një bashkëlojtar gjatë një dueli. Doli anash, nuk iu përgjigj trajnerit dhe iu drejtua zhveshtores. Trajneri Juve Ivankoviq vendosi të mos e tolerojë një sjellje të tillë dhe e largoi Sahitin përkohësisht nga ekipi.
Sahiti në stërvitjen e Hajdukut kthehet të martën.
Ai këtë edicion ka katër gola e gjashtë paraqitje në 31 paraqitje kampionale.