Ylli kroat, Luka Modriq do të vazhdojë të luaj për Real Madridin.
Kjo u bë e ditur të mërkurën mbrëma nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Ai ka njoftuar se Modriqi ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin nga Madridi.
Pra, do të jetë te madrilenët deri në qershor të vitit 2025.
Kapiteni i Kroacisë ka shprehur dëshirë të mbetet në skuadër dhe Carlo Ancelotti e ka vlerësuar të nevojshëm kontributin e 38-vjeçarit.