Futboll

E kryer, Mbappe te Real Madridi

Kylian Mbappe

Sulmuesi Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridi, ndërsa marrëveshja tashmë është firmosur. Këtë e bëri të ditur të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Mbappe do të zyrtarizohet nga Madridi gjatë javës së ardhshme.

Çdo dokument është firmosur dhe transferimi mund të llogaritet i kompletuar. 

Mbappe është larguar nga PSG-ja dhe për kohë të gjatë pritej që të transferohet te Real Madridi, skuadra që të shtunën e fitoi trofeun e 15-të evropian.