Futboll

Dybala shënon dy gola në fitoren e Romës

Paulo Dybala

Paulo Dybala i ka realizuar dy gola të dielën në fitoren e skuadrës së Romës. 

Roma në kuadër të javës së 17-të të Serie A e mposhti Parman me rezultatin e thellë 5:0. 

Dybala e realizoi golin e parë në minutën e tetë. Ai ishte i saktë nga penalltia. 

Goli i dytë u shënua nga Alexis Saelemaekers pesë minuta më pas.  Dybala e shënoi golin e tretë për Romën dhe të dytin personal në minutën e 51-të. 

Për 4:0 shënoi mesfushori argjentinas Leandro Paredes nga pika e bardhë në minutën e 74-t. 

Nëntë minuta më pas sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk e shënoi golin përfundimtar për rezultatin 5:0.
Roma pas 17 ndeshjeve të luajtura këtë edicion ka 19 pikë dhe është në mesin e tabelës. 
Parma ka katër pikë më pak dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës.