Futboll

Dybala largohet nga Roma

Paulo Dybala

Paulo Dybala është larguar nga qendra stërvitore e Romës, Trigoria, të enjten gjatë ditës. 

Ai pritet që të zyrtarizohet së shpejti te skuadra Al-Qadsiah, në elitën e futbollit të Arabisë Saudite. 

Dybala ka qenë shumë i dashur nga tifozët e Romës, ndërsa pas seancës stërvitore në mëngjesin e së enjtes, ai është larguar duke dhuruar autografe e duke u fotografuar me ta. 

Argjentinasi 30-vjeçar ka realizuar 34 gola dhe ka dhuruar 18 asistime në 78 paraqitje me fanellën e Romës.