Futboll

Dybala e humb sezonin

Paulo Dybala

Paulo Dybala do t’i nënshtrohet një operimi muskulor në javën e ardhshme dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, ai nuk do të kthehet në këtë sezon.

Ai u lëndua rëndë në ndeshjen ndaj Cagliarit në javën e kaluar, të cilën Roma e fitoi me rezultatin 1:0.

Dybala, sipas njoftimit të klubit italian të enjten, pritet të operohet të hënën.

Dybala ka realizuar tetë gola dhe katër asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.