Futboll

Dy tifozë vdiqën në Kili para ndeshjes së Copa Libertadores

Dy tifozë vdiqën në Kili para ndeshjes së Copa Libertadores

Dy tifozë vdiqën të enjten para fillimit të ndeshjes së Copa Libertadores në futboll mes ekipit Colo Colo dhe atij nga Brazili, Fortaleza, pranë stadiumit Munumental në Santiago.

Sipas autoriteteve, një grup tifozësh u përpoq të hynte me forcë në stadium dhe rrëzoi një nga gardhet mbrojtëse. U njoftuar se viktimat u bllokuan poshtë rrethojës.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të veprimeve të tifozëve, por nuk ishte e qartë nëse kjo lidhje me vdekjet që kishin ndodhur më herët. 

Prokurori Francisco Morales tha se tifozët u përpoqën të hyjnë në stadiumin Monumental përmes Casa Alba, një ndërtesë ngjitur dhe policia bëri përpjekje që t’i ndalonte ata të hynin. 

“Kishte rrëmujë që rezultoi me shembjen e rrethojës” tha Morales. “Aktualisht po hetojmë nëse një automjet ishte i përfshirë në vdekje”.

Autoritet thanë se një prej personave vdiq në vendin e ngjarjes e tjetri në një klinikë mjekësore aty pranë.

U raportua që i vdekur mbeti një djalosh 13-vjeçar dhe një 18-vjeçare.