Mesfushori Ylber Ramadani ka folur të mërkurën në konferencë për shtyp. Ai foli për garën e Lecces për mbetje në Serie A të Italisë.
Pas xhiros së 13-të, Lecce është në pozitën e 13-të me 32 pikë. Por ende i duhet të konfirmojë mbetjen në elitën italiane.
“Kur futem në fushë kam besim të madh. Nuk i frikësohem askujt. Dua vetëm të paraqitem mirë dhe të fitoj ndeshje. Dua të siguroj mbijetesën së pari dhe më pas të paraqitem mirë në Kampionat Evropian”, ka thënë Ramadani.
Ai pritet të jetë titullar i Shqipërisë në “Euro 2024”.
Deri në fund të edicionit në Serie A kanë mbetur edhe gjashtë xhiro. Në fundjavë Lecce luan ndeshje të rëndësishme ndaj Sassuolos.