1 maji për Lionel Messin është shumë i veçantë.
“Associated Press” ka listuar disa ngjarje të rëndësishme sportive, ndërsa në dy prej tyre e ka përfshirë yllin argjentinas.
Më 1 maj të vitit 2005, 17-vjeçari në atë kohë, Lionel Messi, e shënoi golin e tij të parë në La Liga për Barcelonën.
Barcelona kishte fituar 2:0 kundër Albacetes në “Spotify Camp Nou” në Barcelonë.
Ndërkohë, më 1 maj të vitit 2019, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, shënoi dy herë për
Barcelonën në fitoren 3:0 kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Me ato dy gola, Messi arriti shifrën e 600 golave për “blaugranan”.