Rezultatet ndaj Romës në Ligën e Evropës dhe Interit në Serie A javën tjetër do të jenë vendimtare për të ardhmen e Stefano Piolit.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” të shtunën.
Gazeta italiane ka shtuar po ashtu se “rossonerët” janë takuar dy herë me Julen Lopeteguin, që mund të jetë zëvendësues i teknikut italian.
Milani do të luajë të enjten në udhëtim te Roma në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Evropës. Ndeshjen e parë e humbi 1:0.
Më pas e pret Interin në “San Siro”. Para këtyre dy ndeshjeve, Milani të dielën takohet me Sassuolon në kuadër të xhiros së 32-të të elitës italiane të futbollit.