Milani do t’i shqyrtojë ofertat e Yacine Adlit dhe Ismael Bennacerit në verë, ndërsa Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Mike Maignan do të qëndrojnë, vetëm nëse në drejtim të tyre vjen ndonjë ofertë shumë joshëse.
Kështu ka shkruar të enjten mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.
Mesfushori defensiv, francezi Adli, ka shënuar një gol e ka dhuruar dy asistime në 29 paraqitjet e edicionit aktual.
Ndërkohë, algjeriani Bennacer ka zhvilluar 18 ndeshje me “kuqezinjtë”, teksa e ka vetëm një asistim në Serie A.