Futboll

Dy gola të Zeqirit për fitoren e vlefshme të Rizesporit

Altin Zeqiri

Futbollisti i Kosovës, Altin Zeqiri ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Rizesporin drejt fitores ndaj Antalyasporit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 32-të të elitës turke.

Zeqiri shënoi për 1:0 në minutën e 33-të dhe për 2:0 në minutën e 60-të. Luajti deri në minutën e 69-të. U vlerësua më i miri i ndeshjes.

Zymer Bytyqi luajti prej minutës së 67-të për Antalyasporin.

Rizespori është në pozitën e pestë me 48 pikë, sa i ka edhe Beshiktashi në vendin e katërt. Skuadra e Zeqirit po lufton për dalje në Evropë.

Antalyaspori është i dhjeti me 42 pikë.

Zeqiri 23-vjeçar ka pesë gola e pesë asistime.


Altin Zeqiri realizon dy gola për Rizesporin

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Altin Zeqiri, ka shënuar dy gola në ndeshjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Rizesporit dhe Antalyasporit.

Golin e parë e shënoi në minutën e 33-të, pas një asistimi nga mesfushori Ibrahim Olawoyin.

Zeqiri golin e dytë në ndeshje e ka realizuar në minutën e 60-të.

Rezultati aktual i takimit është 2:0 në të mirë të Rizesporit.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Caykur Didi Stadyumu” dhe i takon xhiros së 32-të të elitës turke.