Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 5:1 të Portugalisë ndaj Polonisë. Ronaldo i ka plot 910 gola në karrierë. Synimi i tij është t’i realizojë 1000 gola.
Për Portugalinë, Ronaldo i ka 135 gola dhe vazhdon të thyejë rekorde.
Rafael Leao, Bruno Fernandes dhe Pedro Neto shënuan golat tjerë për Portugalinë.
Dominik Marczuk shënoi golin e vetëm për Poloninë.
Portugalia ka fituar Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve. I ka 13 pikë, gjashtë më shumë se Kroacia. Polonia e Skocia i kanë nga katër pikë, një xhiro para fundit.