Superylli Lionel Messi u kthye në përbërjen bazë të Argjentinës dhe si zakonisht shkëlqeu.
Në fitoren e së shtunës ndaj Guatemalës, Messi i shënoi dy gola dhe bëri një asistim. Argjentina fitoi me rezultatin e thellë, 4:1.
Dy golat e tjerë për argjentinasit i shënoi Lautaro Martinez. Ndërkohë Lisandro Martinez realizoi autogol.
Për Argjentinën ishte miqësorja e fundit para Copa America.
Messi kishte luajtur 35 minuta ndaj Ekuadorit ditë më parë, por me Guatemalën luajti 90 minuta. E goditi edhe shtyllën nga një gjuajtje e lirë.