Futboll

Dy gola të Iwobit ia sigurojnë fitoren Fulhamit

Alex Iwobi

Fulhami ia ka shkaktuar Brightonit humbjen e tretë të edicionit aktual të Premier Leagues.

Të enjten në mbrëmje, dy gola të Alex Iwobit dhe një autogol i Matt O’Rileyt, bënë që Fulhami të fitojë 3:1.

Kushtet atmosferike ishin shumë të vështira për lojë, për shkak të shiut të madh e erërave të forta.

Iëobi golin e parë e shënoi në minutën e katërt, ndërsa Carlos Baleba i barazoi shifrat në minutën e 56-të.

O’Riley shënoi autogol në minutën e 79-të, kurse Iwobi tre minuta para fundit, e vendosi rezultatin përfundimtar.

Te Brightoni nga minuta e 86-të luajti Brajan Gruda.

Ndeshja i takoi xhiros së 14-të.

Fulhami ka 22 pikë në vendin e gjashtë, një më pak se Brightoni i vendit të pestë.