Futbollisti i krahut, Eraldo Çinari, ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të skuadrës Noah në elitën e futbollit të Armenisë.
Të mërkurën në mbrëmje, Noah e mposhti Alashkertin me rezultatin 6:0.
Shkodrani 28-vjeçar ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen, kurse golat i shënoi në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë dhe në minutën e 89-të.
Ai ka katër gola në Premier Leaguen e Armenisë.
Ndeshja e së mërkurës i takoi xhiros së 11-të.
Çinari në të kaluarën është paraqitur për grupmoshat U19 dhe U21 të Shqipërisë.
Noah ka 13 pikë dhe zë vendin e gjashtë.