Futboll

Dy gola nga Rrudhani, një gol e asistim nga Krasniqi

Donat Rrudhani

Donat Rrudhani ka shënuar dy gola në disfatën që e pësoi Luzerni të shtunën. 

Luzerni u mposht në udhëtim nga Zurichu me rezultatin 3:2. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Superligës së Zvicrës në futboll. 

Në fitoren e Zurichut shkëlqeu mesfushori me tipare sulmuese, Bledian Krasniqi, me një gol e një asistim. 

Rrudhani i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e pestë. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 32-të me golin që e shënoi Mounir Chouiar në minutën e 32-të. 

Krasniqi dy minuta më pas realizoi për 2:1 në të mirë të Zurichut. 

23-vjeçari Krasniqi asistimin e bëri te goli i tretë që e shënoi Samuel Ballet në minutën e 77-të. 

Rrudhani në minutën e 96-të nga penalltia shënoi për 3:2, por goli i tij në fund nuk mjaftoi që skuadra e tij ta shmangte disfatën. 

Reprezentuesi i Kosovës, Rrudhani, e kompletoi ndeshjen te Luzerni. 

Krasniqi u paraqit deri në minutën e 78-të te vendësit. 

Luzerni ka 44 pikë në vendin e tretë. 

Zurichu ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e pestë.