Futboll

Dy gola e dy asistime nga Seferi

Taulant Seferi

Taulant Seferi ka qenë në formë të mirë të premten mbrëma për skuadrën Bani Yas në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bani Yas fitoi në shtëpi 4:2 ndaj Hattas në ndeshjen e xhiros së 21-të, kurse kontribut dha sulmuesi i krahut që përfaqëson Shqipërinë.

Seferi shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për 1:0 dhe në minutën e 51-të për 2:1.

Më pas asistoi në dy golat e fitores në minutën e 65-të dhe të 69-të.

Seferi e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në këtë ballafaqim.

Ai ka nëntë gola e tri asistime në edicionin aktual.

Bani Yas ka 22 pikë në vendin e nëntë.