Futboll

Dy derbi në kampionatin francez

PSG

Lille – Monaco dhe Lyon – Paris Saint-Germain janë dy prej ndeshjeve më interesante të kësaj fundjave në kampionatin francez të futbollit.

Derbi ndërmjet Lyonit dhe Parisit do të luhet të dielën nga ora 20:45.

I takon javës së 23-të.

Parisi është ekipi i vetëm këtë edicion që nuk ka pësuar disfatë në elitën franceze.

Është lider me 56 pikë. Në mesjavë e siguroi kalimin në një të tetën e finales në Champions.

Lyoni ka 36 pikë në pozitën e gjashtë.

Ndeshja tjetër interesante ndërmjet Lillet dhe Monacos luhet të shtunën nga ora 17:00.

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kthyer në stërvitje te Lille por nuk pritet të jetë i gatshëm. 

Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Ai nuk pritet të kthehet edhe disa javë.

Lille ka 38 pikë në vendin e pestë. Monaco ka dy pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lart.