Prishtina e ka mbyllur edhe ndeshjen e nëntë rresht pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina të mërkurën pësoi disfatë nga Dukagjini me rezultat 1:0, në ndeshjen e luajtur në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Golin e fitores për skuadrën nga Klina e shënoi Altin Mërlaku në minutën e 19-të. Për Dukagjinin ishte fitorja e dytë rresht.
Fitoren e fundit në Superligë, Prishtina e kishte arritur ndaj Dukagjinit në Klinë më 1 dhjetor të vitit të kaluar. E pati mposhtu 1:0.
Me fitoren e arritur, Dukagjini barazon me pikë Prishtinën. Të dyja ekipet nga 24 ndeshje kanë fituar nga 31 pikë. Prishtina është e gjashta, kurse Dukagjini i shtati
Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë
Dukagjini e ka mbyllur me rezultat 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Prishtinës që po luhet në Kampion Nacional të FFK-së në Hajvali.
Golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes që i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll e shënoi, Altin Mërlaku. Ai realizoi golin për 1:0 në minutën e 19-të.
Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës
Futbollisti Altin Mërlaku ka kaluar skuadrën e Dukagjinit në epërsi në ndeshjen kundër Prishtinës.
Golin e epërsisë 1:0, Merlaku e shënoi në minutën e 19-të.
Ndeshja Prishtina – Dukagjini po luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.