Futboll

Dukagjini kthehet te fitorja, mposht Malishevën

Dukagjini

(E përditësuar 15:58) - Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Feronikeli 74, skuadra e Dukagjinit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dukagjini të dielën pasdite në shtëpi e mposhti Malishevën me rezultatin 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit kosovar. 

Golin e fitores për skuadrën nga Klina e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Skuadrës së Dukagjinit iu anulua edhe një gol i shënuar në minutën e 93-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Dukagjini pas 23 ndeshjeve të zhvilluara ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. 

Malisheva është në pozitën e tretë me 37 pikë.


Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë

Skuadra e Dukagjinit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrës së Malishevës. 

Golin e epërsisë për skuadrën nga Klina e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Dukagjini në epërsi

Skuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës. 

Për 1:0 realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e dhjetë. 

Kjo ndeshje i takon javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.