Futboll

Dukagjini kthehet te fitoret, mposht Llapin

Dukagjini - Llapi

Skuadra e Dukagjinit është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në futboll. Të dielën Dukagjini në shtëpi e mposhti Llapin me rezultatin minimal 1:0. 

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit kosovar. 

Golin e fitores për skuadrën e Dukagjinit e realizoi Hekuran Berisha në minutën e 58-të. Skuadra nga Klina barazohet me pikë me Gjilanin. 

Dukagjini ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë. Llapi ka 14 pikë dhe është në vendin e pestë.