Futboll

Dritës i largohet pas shtatë vjetësh një anëtar

Drita

Dritës së Gjilanit i largohet pas shtatë vjetësh një anëtar. Bëhet fjalë për Leutrim Kërqelin, që te Drita ka shërbyer në stafin mjekësor. 

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin.

“Në këto 7 vite, kemi kaluar shumë sprova dhe sfida së bashku, por kemi arritur të krijojmë një mjedis të punës pozitiv dhe të përkushtuar, ku mirëqenia, shëndeti i futbollistëve dhe profesionalizmi kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Puna jonë ka pasur ndikim të madh në paraqitjen dhe shëndetin e lojtarëve dhe për këtë jam i lumtur. Është një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe që më ka dhënë shumë kujtime të bukura dhe mësime të çmuara”, ka shkruar ndër të tjera Kërqeli në profilin e tij në Facebook.