Futboll

Drita transferon një sulmues ganez

Salifu Ibrahim

Skuadra e Dritës të premten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar sulmuesin ganez, Salifu Ibrahim. Ibahim ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën gjilanase.

“Drita ka kënaqësinë të ju njoftojë me lojtarin tonë më të ri ganezin, Salifu Ibrahim.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në vitin 2027 dhe menjëherë pas kompletimit të dokumentacionit është bashkuar me ekipin”, shkruan klubi gjilanas të premten.

Ibrahimi së fundmi ishte pjesë e skuadrës ganeze, Hearts of Oak. Në edicionin 2023/2024, në 32 paraqitje shënoi dy gola dhe regjistroi dhjetë asistime.