Futboll

Drita shkëlqen në “Fadil Vokrri”, siguron plejofin

Drita

Drita ka shkëlqyer të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e përmbysur rezultatin ndaj Audas së Letonisë. 

Me fitoren 3:1, Drita ka siguruar plejofin e Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me Legian e Varshavës. 

Ndaj Legias së Varshavës, Drita ishte mposhtur në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, në edicionin 2020/21. 

Besnik Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 75-të nga penalltia, dhe ia siguroi skuadrës së tij vazhdimet. 

Me të nisur pjesa e parë e vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, Drita u befasua kur pranoi gol nga Mor Talla. 

Mbrojtësi Raddy Ovouka gaboi dhe këtë e shfrytëzoi sulmuesi i skuadrës nga Letonia. 

Por në minutën e 102-të, në skenë doli Rron Broja. 

Kapiteni i Dritës shënoi me kokë nga afërsia pas asistimit të Blerim Krasniqit. 

Me kokë gol të bukur shënoi edhe mesfushori tjetër Albert Dabiqaj, për fitoren 3:1, dhe avancimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:2. 

Drita të enjten mbrëma e pati edhe përkrahjen e fuqishme nga tribunat, nga “Intelektualët”. 

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Poloni më 22 gusht, ndërsa ajo kthyese pas një jave.


Drita në epërsi në rezultat të përgjithshëm, shënon Dabiqaj

Albert Dabiqaj ka shënuar golin e epërsisë për Dritën në rezultat të përgjithshëm,

Ai realizoi me kokë në minutën e 115-të me asistim të Besnik Krasniqit. Tani Drita është duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3:2.


Drita realizon sërish

Kapiteni Rron Broja ka shënuar golin e dytë për Dritën. 

Ai realizoi me kokë në minutën e 102-të të ndeshjes kundër Audës së Letonisë, për rezultatin 2:1 në "Fadil Vokrri". 

Broja shënoi me asistim të Blerim Krasniqit. 

Rezultati aktual i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 2:2, pas fitores 1:0 të Audas në takimin e parë.


Drita pranon gol

Drita ka pranuar gol që në nisje të vazhdimit të parë. 

Raddy Ovouka gaboi në mbrojtje dhe kjo u shfrytëzua nga Mor Talla, që shënoi për 1:1.


Vazhdimet përcaktojnë fituesin në ndeshjen Drita – Auda

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta do ta përcaktojnë skuadrën që do të kalojë në plejofin e Ligës së Konferencës. 

Ndeshja Drita – Auda pas kohës së rregullt përfundoi 1:0 në të mirë të skuadrës gjilanase. 

Për Dritën në minutën e 75-të shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia. 

Nëse në vazhdime nuk ka gola, fituesi do të përcaktohet në penallti.


Krasniqi shënon nga penalltia

Mbrojtësi Besnik Krasniqi ka qenë i saktë nga penalltia. Ai realizoi në minutën e 75-të për epërsinë 1:0 të Dritës në ndeshjen ndaj Audas.


Penallti për Dritën

Drita ka siguruar penallti në ndeshjen kundër skuadrës nga Letonia, Auda. Drita fitoi penallti në minutën e 72-të.


Drita dominoi, por nuk shënoi gol në pjesën e parë

Drita krijoi disa raste shënimi në pjesën e parë kundër skuadrës nga Letonia, Auda.

Por skuadra e drejtuar nga trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani nuk arriti të shënojë gol në pjesën e parë të ndeshjes kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ndeshja po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Javën e kaluar Drita humbi me rezultatin 1:0.