Drita e Gjilanit do të përballet me fituesin e ndeshjes Tikvesh – Breidablik në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Shorti është tërhequr të mërkurën në Nyon të Zvicrës.
Tikveshi është skuadër e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Breidabliku i Islandës.
E Llapi në rrethin e dytë të Europa League, në rast se e kalon Wisla Krakovën e Polonisë, do të përballet me Rapidin e Vjenës.