Drita nuk shënoi asnjë gol në pjesën e dytë kundër Gjilanit. Por i mjaftuan katër golat e realizuar në pjesën e parë për të siguruar fitore të madhe në Superligë.
Drita mposhti Gjilanin me rezultat të thellë, 4:0, në ndeshjen derbi që i takoi javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në fitoren e Dritës shkëlqyen Almir Ajzeraj, Rron Broja, Arb Manaj dhe Denys Kostyshyn.
Ajzeraj në minutën ne 12-të shënoi golin për 1:0, ndërsa pas pesë minutash, Drita shënoi nëpërmjet kapitenit Broja shënoi golin e dytë. Për 3:0 realizoi Manaj. Sulmuesi Manaj shënoi golin në minutën e 24-t, kurse për 4:0 shënoi Kostyshyn. Ukrainasi realizoi golin e katërt për Dritën në minutë ne 43-të.
Drita në fundin e pjesës së dytë shënoi edhe një gol. Por iu anulua pas rishikimit të situatës me VAR-
Blerton Sheji i Dritës u ndeshua me karton direkt të kuq për ndërhyrje të ashpër në minutën e 93-të.
Drita forcohet në vendin e parë me 57 pikë, kurse Gjilani zë vendin e katërt me 35 pikë.
Drita “shkel” Gjilanin në pjesën e parë
Skuadra e Dritës është duke fituar me rezultat të thellë ndaj Gjilanit në derbin e qytetit. Pjesën e parë të derbit që i takon javës së 26-të të Superligës, Drita e mbylli me epërsi 4:0.
Golin e parë e shënoi Almir Ajzeraj në minutën ne 12-të. Pas pesë minutash, Drita shënoi edhe golin e dytë. Kapiteni Rron Broja shënoi golin e dytë, ndërsa për 3:0 realizoi Arb Manaj. Sulmuesi Manaj shënoi golin në minutën e 24-t, kurse për 4:0 shënoi Denys Kostyshyn. Ukrainasi realizoi golin e katërt për Dritën në minutë ne 43-të.
Kjo ndeshje po luhet në fushën me bar sintetik në Gjilan. Me fitore, Drita do të bënte një hap të madh para për titull të kampionit.
Drita po deklason Gjilanin për 24 minuta
Almir Ajzeraj në minutën e 12-të, Rron Broja në minutën e 17-të dhe Arb Manaj në minutën e 24-t shënuan tre golat e epërsinë së lartë të Dritës në derbin e qytetit ndaj Gjilanit.
Kjo ndeshje po luhet në fushën me bar sintetik në Gjilan, ndërsa i takon xhiros së 26-të të Superligës në futboll.