Futboll

Drita përforcohet me Edin Hysenin

Edin Hyseni

Drita ka nënshkruar me sulmuesin e krahut Edin Hyseni. 

Hyseni është transferimi i radhës i Dritës në afatin kalimtar të verës. 

Hyseni 22-vjeçar edicionin e fundit ishte pjesë e Wacker Burghausenit në rangun e katërt të futbollit gjerman, ku i luajti 11 ndeshje dhe i asistoi tre gola. 

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtar.  Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofensive. Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen”, ka njoftuar Drita në faqen zyrtare.