Futboll

Drita njofton për largimin e Baftiut

KF Drita

Mesfushori Blend Baftiu nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Dritës. Lajmin për largimin e Baftiut e ka bërë të ditur të dielën klubi nga Gjilani.

Te klubi i Dritës kanë bërë të ditur se me Baftiut i ka skaduar kontrata. “Blend Baftiu përfundon kontratën me ne. Ju njoftojmë që kemi përfunduar marrëveshjen dy vjeçare me futbollistin Blend Baftiu”, ka shkruar Drita.

26-vjeçari iu bashkua Dritës në vitin 2022 nga skuadra e Ballkanit. Sipas klubit gjilanas, Baftiu ka zhvilluar 84 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola. Ai ka kontribuar edhe me nëntë asistime.