Futboll

Drita bën edhe një hap pozitiv drejt titullit

drita

Drita ka bërë tjetër hap pozitiv drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Me fitoren 2:0 të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Drita është shkëputur në tabelë me 10 pikë më shumë se vendi i dytë dhe kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani.

Drita e para ka 47 pikë, ndërsa Ballkani i dyti ka 37.

Suhareka në pozitën e gjashtë mbetet me 26 pikë.

Për Dritën ishte fitorja e tretë në stinorin pranveror, ndërsa e ka edhe një barazim. Në Superligë ka mposhtur Malishevën dhe barazoi në xhiron e kaluar me Prishtinën. Në Kupë fitoi 5:4 pas ekzekutimit të penalltive ndaj Dukagjinit.

Besnik Krasniqi në minutën e 25-të shënoi nga penalltia për 1:0.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë ishte goli i tetë i edicionit.

Ndërkohë në minutën e 63-të, Rron Broja realizoi supergol dhe e vendosi sfidën e kësaj fundjave.

Drita në xhiron e ardhshme ballafaqohet me Ferizajn në Gjilan, teksa Suhareka në shtëpi e pret Gjilanin.


Supergol i Brojës

Kapiteni i Dritës, Rron Broja, ka shënuar supergol në minutën e 64.

Me golin e Brojës, Drita është duke fituar 2:0 ndaj Suharekës.


Drita në epërsi pas pjesës së parë

Drita ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë e një goli ndaj Suharekës, në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës që po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Besnik Krasniqi.


Drita në epërsi, shënon Krasniqi

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Suharekës në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita po udhëheq 1:0 me golin që Krasniqi e shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.

Ndeshja po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Për të ishte goli i tetë në edicionin aktual të Superligës.