Drita e Gjilanit ka firmosur me mbrojtësin Kastriot Rapuca. Ai do ta mbulojë krahun e djathtë, ka njoftuar klubi gjilanas.
Rapuca në tri vjetët e fundit ishte pjesë e Superligës. Luajti për Ulpianën, Malishevën dhe së fundi për Fushë Kosovën.
Me Dritën, Rapuca firmosi për dy vjet.
Drita po bën ndryshime jo të pakta në formacion.