Futboll

Drita bëhet lidere pas fitores së thellë ndaj Suharekës

Drita

Drita ka shënuar fitore të thellë përballë Suharekës të mërkurën në ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani mposhti Suharekën me rezultatin 4:2, në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Në fitoren e Dritës shkëlqeu Blerim Krasniqi. Ai fillimisht asistoi për Arb Manajn që shënoi golin e parë në minutën e 36-të, ndërsa shënoi për 2:0 në minutën e 49-të.

Liridon Fetahaj ngushtoi epërsinë në 2:1 me golin e shënuar në minutën e 54-t. 

Por shpejt Drita shënoi edhe golin për 3:1 nëpërmjet Albert Dabiqajt. Ai realizoi në minutën e 57-të me asistim të Besnik Krasniqit.

Blerim Krasniqi shënoi edhe golin për 4:1 në minutën e 63-të.

Suhareka shënoi edhe një gol. Alden Shkreli shënoi golin e dytë për Suharekën në minutën e 86-të.

Me fitoren e arritur në shtëpi, Drita është ngritur në vendin e parë me 28 pikë, tri më shumë se kampioni, Ballkani, pas 13 xhirove të zhvilluara. 

Suhareka mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.