Futboll

Drita 1:1 Gjilani

Gjilani

Derbi në Gjilan mbyllet pa fitues

6 muaj më parë / 5 tet 2024 17:05
Armend Thaqi

Pa fitues është mbyllur derbi mes Dritës dhe Gjilanit që u zhvillua në terrenin me bar sintetik në Gjilan të shtunën, e që i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita dhe Gjilani barazuan 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa ndeshja në përgjithësi ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Arb Manaj shënoi me kokë në minutën e 35-të për epërsinë e Dritës pas asistimit të Raddy Ovoukas.

Por ishte Armend Thaqi i Gjilanit që i barazoi shifrat.

Thaqi golin e parë me fanellën e Gjilanit e realizoi nga penalltia në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë.

Deri në fund të ballafaqimit, ekipet patën edhe raste të tjera por gola nuk u shënuan.

Drita e ndali serinë e tri fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa tani ka 13 pikë dhe zë vendin e pestë. Drita ka dy ndeshje më pak të luajtura, atë ndaj Prishtinës që i takon xhiros së dytë, dhe ndaj Suharekës në ndeshjen e xhiros së tretë.

Gjilani me nëntë pikë zë vendin e shtatë.

Gjilani barazon në fund të pjesës së parë

6 muaj më parë / 5 tet 2024 16:10
Gjilani

Drita dhe Gjilani e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin baras 1:1.

Gjilani e barazoi rezultatin në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. Armend Thaqi shënoi nga pika e bardhë.

Për Dritën shënoi Arb Manaj në minutën e 35-të. Ndeshja i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita në epërsi ndaj Gjilanit

6 muaj më parë / 5 tet 2024 16:09
Drita

Skuadra e Dritës ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Gjilanit.

Sulmuesi Arb Manaj realizoi për 1:0 në minutën e 35-të.

Ndeshja i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.