Drenica mori pikë në ndeshjen në udhëtim ndaj Vëllaznimit dhe ka mbetur lidere në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Ndeshja e xhiros së 23-të u luajt të premten në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Vëllaznimi i organizon ndeshjet si vendase.
Drenica mbetet e para, tani me 46 pikë.
Vëllaznimi doli nga pozita e tretë në pozitën e dytë, falë edhe humbjes së Trepçës ’89 nga Trepça. Vëllaznimi i ka 41 pikë, ndërsa 89-shi bie në vendin e tretë me 40 pikë. 40 pikë i ka edhe Liria në vendin e katërt, por me një ndeshje më pak të luajtur. Trepça është e pesta me 38 pikë.