Futboll

Drejtori i Monacos shpreson në avancim tutje

Monaco

Drejtori i Monacos, Thiago Scuro, beson se skuadra franceze do të kalojë tutje pas dy ndeshjeve. 

Ai ka thënë se do të përballen dy skuadra shumë të forta e me traditë. Ka thënë se nuk mendojnë për fazën e 1/8 së finales për momentin, ku mund të përballen me Liverpoolin apo Barcelonën. 

“Për këtë arsye jemi kualifikuar, për t’u përballur me ekipe të mëdha dhe për të luajtur ndeshje të mëdha. Benfica është skuadër e madhe me traditë të madhe evropiane. Do të jenë dy ndeshje shumë të forta. Shpresojmë që të avancojmë e ta vazhdojmë rrugëtimin në këtë garë. Është herët të flitet për 1/8 e finales. Për momentin jemi të fokusuar për sfidat që na presin. Do të kthehemi në Ligue 1 me ndeshje ndaj Auxerret në shtëpi. Më pas do ta japim gjithë energjinë në këto dy ndeshje”, është shprehur Scuro.