Futboll

Dramë në “San Siro”, Milani fiton me një lojtar më pak për 60 minuta

Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders

Skuadra e Milanit nga minuta e 29-të ishte me një futbollist më pak në fushë, por të shtunën arriti që ta mposhtë Udinesen me rezultat 1:0. Ndeshja që i takoi javës së tetë të Serie A dhuroi dramë në “San Siro”, e shoqëruar edhe me disa vendime të diskutueshme nga gjyqtari kryesor Daniele Chiffi.

Fillimisht, Rossonerët nisën me dominim dhe arritën të shënonin golin e epërsisë në minutën e 13-të.

Por për vendasit gjërat shkuan jashtë planit kur Tijjani Reijnders u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të për ndërhyrje si lojtar i fundit. Chiffi vendosi për karton të kuq, megjithatë në rrjet shpërthyen diskutimet nëse mesfushori holandez pati kontakt me sulmuesin e Udineses.

Më pas, Udinese nisi ta dominojë ndeshje duke barazuar në fund të pjesë së parë përmes Ehizibues. Por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Drama e vërtetë ndodhi në fund kur Udinese barazoi në minutat shtesë përmes Christian Kabasele. Megjithatë, VAR-i sërish ndërhyri për ta anuluar për pozicion jashtë loje.

Milani nga tetë ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka katër fitore, dy barazime dhe dy humbje. Udinese ka katër fitore, një barazim dhe tri disfata.

Milani ka 14 pikë, një më pak e ka Udinese.