Shumë situata pati gjatë ndeshjes në mes të Feronikelit 74 dhe Malishevës. Por në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nuk pati fitues. Ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Malisehvës përfundoi baras, 1:1. Golin e barazimit skuadra nga Drenasi e shënoi në minutën e 101-të. Zëvendësuesi Armend Gashi shënoi me kokë, ashtu si edhe Agon Xhaka për Malishevën në minutën e 64-t. Goli i shënuar nga Gashi u pranua shpejtë, ndërsa jo edhe ai i Xhakës.
Gjyqtarit kryesor të futbollit, Mervan Bejtullahut i janë dashur tetë minuta për të marrë vendim nëse goli i mbrojtësit të Malishevës, Agon Xhakës, ishte i rregullt në minutën e 64-t.
Në fakt, Bejtullahu vetëm miratoi vendimin që u mor nga dhoma e VAR-it. Gjyqtar i VAR-it ishte Ilir Mehmeti, kurse në AVAR, Bujar Selimaj.
Megjithatë, goli me kokë i Xhakës, i cili u pranua pas tetë minutash pritje, nuk doli të ishte i fitores për Malishvën.
Ndeshja Feronikeli 74 – Malisheva që zgjati më shumë se 100 minua, përfundoi 1:1 falë golit të zëvendësuesit Gashi.
Në pjesën e parë, Malishjevës iu anuluan dy gola. Goli i minutës së katërt shtesë të pjesës së parë, i realizuar nga Fatjon Bunjaku u anulua për pozitë jashtë loje. Malishevës iu anulua edhe një gol në minutën e shtatë të ndeshjes.
Barazon Feronikeli 74
Feronikeli 74 ka barazuar rezultatin ndaj Malishevës. Goli erdhi në minutën e 101-të nga futbollisti Armend Gashi.
Malishevës i pranohet goli pas tetë minutave
Agon Xhaka shënoi golin e epërsisë për Malishevën, në minutën e 64-t. Ai realizoi me kokë golin për 1:0 ndaj Feronikelit 74. Por goli i realizuar nga Xhaka u pranua vetëm pas tetë minutash.
Situata e golit të shënuar u konfirmua nga dhoma e VAR-it vetëm pas tetë minutash. Gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk e shikoi situatën. Ai mori konfirmim nga VAR-i për ta pranuar golin.
Malishevës i anulohet edhe goli i dytë, mbyllet pa gola pjesa e parë
Skuadrës së Malishevës i është anuluar edhe një gol në ndeshjen ndaj Feronikelit 74.
Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Fatjon Bunjaku realizoi gol, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Malishevës iu anulua edhe një gol në minutën e shtatë të ndeshjes.
Malisheva shënon gol, por anulohet me VAR pas shtatë minutave
Shtatë minuta është dashur të kalojnë që goli i epërsisë i Malishevës ndaj Feronikeli 74 të anulohet për pozitë jashtë loje.
Pas një analize të gjatë, gjyqtarët në VAR vlerësuan se Fatjon Bunjaku, që shënoi në minutën e 14-të ishte në pozitë jashtë loje.
Ndeshja në Drenas i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Rezultati mbetet 0:0