Roma e ka fituar ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Evropës me rezultat minimal, falë golit të sulmuesit Artem Dovbyk.
Roma të enjten mbrëma në “Olimpico” e mposhti 1:0 skuadrën ukrainase, Dinamo Kiev.
Dovbyk realizoi nga penalltia në minutën e 23-të.
Për Romën ishte fitorja e parë, ndërsa e ka edhe një barazim.
Dinamo Kievi i parafundit është pa pikë.