Sulmuesi ukrainas, Artem Dovbyk, do të largohet nga skuadra e Gironas por jo edhe nga La Liga. Dovbyk është afër që të transferohet te skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone, Atletico Madridi.
Dovbyk tashmë është pajtuar për kushtet personale. Ai është i lumtur të bashkohet me Atleticon si zëvendësues i Moratas.
Atletico Madridi do ta paguajë klauzolën prej 40 milionë euro për 27-vjeçarin.
Edicionin 2023/2024 në La Liga, ukrainasi e përfundoi si golashënuesi më i mirë me 24 gola të realizuar dhe tetë asistime.
Me përfaqësuesen e Ukrainës në 31 ndeshje të zhvilluara ka shënuar dhjetë gola.