Futboll

Dortmundit i mjafton barazimi për avancim tutje

Dortmundit i mjafton barazimi për avancim tutje

Dortmundi ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. 

“Verdhezinjvë” të mërkurën mbrëma u ka mjaftuar barazimi pa gola në “Signal Iduna Park” në ndeshjen kthyese për ta siguruar fazën tjetër të “Championsit”. 

Në Portugali javën e kaluar, Dortmundi fitoi 3:0 dhe thuajse e kishte të sigurt kalimin që nga ndeshja e parë. 

Të mërkurën e administroi mirë lojën. 

Madje, sulmuesi Serhou Guirassy e humbi penalltinë në minutën e 59-të, ndërsa Emre Canit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 74-t. 

Dortmundi pati edhe disa mundësi tjera shënimi. 

Dortmundi në 1/8 e finales do të luajë kundër Lillet ose Aston Villas. 

Shorti për këtë fazë të garës elitare evropiane për klube do të tërhiqet të premten në mesditë.