Pas disfatës që e pësoi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, Borussia Dortmundi ka vazhduar me humbje edhe në Bundesligë. Në ndeshjen që i takoi xhiros së tetë, Augsburgu në shtëpi e mposhti Dortmundin me rezultatin 2:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt me golin që e realizoi sulmuesi holandez, Donyell Malen.
Alexis Claude-Maurice e shënoi nga një gol në të dyja pjesët për t’ia siguruar fitoren shumë të rëndësishme, Augsburgut.
Claude-Maurice në minutën e 25-të shënoi për 1:1. Në golin e dytë kontribuoi edhe mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. Rexhbeçaj harkoi në zonë ndërsa një mbrojtës i Dortmundit nuk e largoi topin mirë. Këtë e shfrytëzoi Claude-Maurice që e përmbysi rezultatin në 2:1. Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen tek Augsburgu.
Dortmundi ka 13 pikë, kurse Augsburgu ka dhjetë pikë. Të dyja skuadrat janë në pjesën e mesme të tabelës.